Edukim & Trajnim Multidimensional 3 Mujor Në Degën E Sipermarrje & Menaxhim

About The Event

GEA – Global Entrepreneurship Academy, Fillon Sezonin E Ri Të Edukimit & Trajnimit Multidimensional Në Degën “Ekspert Imobiliar & E-Pronat”.

◼️ Trajnimi do të zhvillohet përgjatë një periudhe 1 mujore duke nisur nga data 27 tetor, me pjesëmarrje 2 herë në javë, të martë dhe të enjte, në orën 18:00-20:00

◼️ Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meetings.

Dega e Ekspertit Imobiliar & E-pronat është e konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara.

– Trajnimi do të zhvillohej tek Galeria ETC ose tek Tirana International Hotel, por në keto kushte ai do të vijojë të zhvillohet online në platformën Zoom meeting.
Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar. Literatura që do të përdoret do të jetë amerikane.
Pas trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë.
Ky trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
– Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij
– Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme
– Vlerësimi i pasurive të patundshme
– Regjistrimi i pasurive të patundshme
– Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
– Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare
– Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore
– Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme
– Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të patundshme, strategjitë dixhitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.
Të gjitha ata që do të mbarojnë këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale në tregun e pasurive të patundshme.
Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet ‘case studies’ konkrete.
– Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave
– Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit digjital
– Vlerësimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar
– Aftësitë shitëse do të sillen nëpërmjet analizave të tregut të Amerikës Veriore dhe atij shqiptar
– Zhvillimi urban i Tiranës dhe i zonave turistike
– Si mund të perdorim hartat elektronike, detajet hartografike dhe ndërtimore të pronave. Sistemi GIS
– Si zhvillohet online sipërmarrja e pronave të patundshme dhe shpjegimi në mënyrë interaktive i përdorimit të tools-ave

Trajnerët janë profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të patundshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliarë, menaxherë senior marketingu dhe shitjesh.

Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor ose profesional, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.

  • Cost: Free
  • Total Slot: 0
  • Booked Slot: 0

This event has expired

Location

Leave your thought here

We're always eager to hear from you.

If you’d like to learn more about us or have a general comments and suggestions about the site, email us at

GEA Whatsapp
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Çmimi
  • Stock
  • Availability
  • Shto në shportë
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare