Edukim – Trajnim Multidimensional 3 Mujor në Degën “Ekspert Imobiliar & E-pronat”

About The Event

GEA – Global Entrepreneurship Academy, fillon sezonin e ri të edukim – trajnimit multidimensional në degën “Ekspert Imobiliar & E-pronat”.

Trajnimi do të zhvillohet përgjatë një periudhe 3 mujore duke nisur nga data 5 prill, me pjesëmarrje 2 herë në javë, të martë dhe të enjte,në orën 18:00-20:00

Trajnimi do të zhvillohet online në kohë reale në Platformën Zoom Meetings.

Dega “Ekspert Imobiliar & E-pronat” është e konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që përdoren janë kurrikula akademike të përditësuara. Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar. Literatura që do të përdoret është amerikane.Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar.

Ky Trajnim Multidisiplinor Do Të Eksplorojë Dhe Shterojë Këto Fusha Dhe Disiplina:

  • Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe e tendencave të tij
  • Sipërmarrja në tregun e pasurive të paluajtshme.
  • Vlerësimi i pasurive të paluajtshme.
  • Regjistrimi i pasurive të paluajtshme.
  • Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave.
  • Strategji marketingu dhe marketingu dixhital për të maksimizuar transaksionet imobiliare.
  • Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore.
  • Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të paluajtshme.
  • Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave.
  • Vlerësimi i pasurive të paluajtshme me metodologji të përditësuar.
  • Zhvillimi urban i Tiranës dhe i zonave turistike.
  • Si mund të perdorim hartat elektronike, detajet hartografike dhe ndërtimore të pronave. Sistemi GIS.
  • Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të paluajtshme, strategjitë dixhitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.

Të gjitha ata që do të ndjekin këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale të tregut të pasurive të paluajtshme, e dhënë kjo nëpërmjet ‘case studies’ konkrete jo vetëm ndërkombëtare, por mbi të gjitha lokale.

Trajnerët janë jo vetëm profesorë të njohur të fushës, por kanë edhe përvoja të konsoliduara në sipërmarrje, të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore: noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të paluajtshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliarë, menaxherë senior marketingu dhe shitjesh.

Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor ose Profesional, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë edukim-trajnim.

Vlera e trajnimit është 500 EUR.

Pagesa mund të kryhet me këste. Nëse zgjidhni të paguani vlerën e plotë menjëherë në fillim, pagesa ka një zbritje në vlerën 100 EUR.

Vlera e regjistrimit në akademi (si pjesë e pagesës së plotë) është 100 EUR.

Por, nëse pas seancës së parë, ju mbeteni të pakënaqur dhe dëshironi të mos vazhdoni ta ndiqni trajnimin, kjo pagesë ju kthehet pas.

All Participants In The Training Will Be Provided With A Certificate.

  • Cost: Free
  • Total Slot: 0
  • Booked Slot: 0

This event has expired

Location

Leave your thought here

We're always eager to hear from you.

If you’d like to learn more about us or have a general comments and suggestions about the site, email us at

GEA Whatsapp
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Çmimi
  • Stock
  • Availability
  • Shto në shportë
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare