Edukim – Trajnim Multidimensional 3 Mujor në Degën “Sipërmarrje & Menaxhim”
About The Event
GEA – Global Entrepreneurship Academy fillon sezonin e ri të edukim – trajnimit multidimensional 3 mujor në degën “Sipërmarrje & Menaxhim”.
Trajnimi do të zhvillohet përgjatë një periudhe 3 mujore duke nisur nga data 6 prill, me pjesëmarrje 2 herë në javë, të mërkurë dhe të premte,në orën 18:00-20:00
Trajnimi do të zhvillohet online në kohë reale në Platformën Zoom Meetings.
Dega “Sipërmarrje & Menaxhim” është e konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që përdoren janë kurrikula akademike të përditësuara.
Literatura që do të përdoret është amerikane.
Pas trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Ky Trajnim Multidisiplinor Do Të Eksplorojë Dhe Shterojë Këto Fusha Dhe Disiplina:
- Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë i suksesshëm.
- Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege.
- Menaxhimin në të gjitha dimensionet e tij: Art – Shkencë – Praktikë.
- Strategjitë e Marketingut dhe Marketingun Dixhital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim dixhital në një organizatë apo kompani.
- Njohuritë në kontabilitet për menaxherët dhe sipërmarrësit si dhe planifikimin financiar
- Fuqinë e lidershipit: lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot në kompanitë perëndimore.
- Menaxhimin strategjik të Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit.
- Funksionimin ligjor dhe financiar të një organizate biznesi: Tregjet e kapitaleve & Bursa e titujve.
- Si të perdorim dhe kuptojmë fuqinë e artit kur ndërthuret me fushatat e marketingut dhe brandin e kompanisë: njohuritë bazë në fotografi, video, banera reklamues, grafika dixhitale dhe tools (mjete) teknologjikë online në funksion të tyre.
- Si të menaxhojmë të gjitha proceset e punës nëpërmjet celularit: platformat dhe aplikacionet që nevojiten.
- E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura për shitblerje online.
- Shitjet do të sillen tek ju si një nga aftësitë më të rëndësishme të një menaxheri.
- Përgatitja dhe prezantimi i një ‘Business Model Canvas’.
Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri trajtohen nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.
Vlera e trajnimit është 500 EUR
Pagesa mund të kryhet me këste. Nëse zgjidhni të paguani vlerën e plotë menjëherë në fillim, pagesa ka një zbritje në vlerën 100 EUR.
Vlera e regjistrimit në akademi (si pjesë e pagesës së plotë) është 100 EUR. Por, nëse pas seancës së parë, ju mbeteni të pakënaqur dhe dëshironi të mos vazhdoni ta ndiqni trajnimin, kjo pagesë ju kthehet pas.
We're always eager to hear from you.
If you’d like to learn more about us or have a general comments and suggestions about the site, email us at