Edukim & Trajnim Multidimensional 5 Mujor Në Degën E Sipermarrje & Menaxhim
About The Event
GEA – Global Entrepreneurship Academy, Fillon Sezonin E Ri Të Edukimit & Trajnimit Multidimensional Në Degën “Ekspert Imobiliar & E-Pronat”.
Akademia GEA do të zhvillojë edukim – trajnimin përgjatë një periudhe 3 mujore duke nisur nga data 1 prill, me një pjesëmarrje 2 herë në javë, të martë dhe të enjte, në orën 18:00-20:00
Edukim – Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meeting.
Dega e Ekspertit Imobiliar & E-pronat është e konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara.
Edukim – Trajnimi multidimensional do të zhvillohet online në platformën Zoom meeting.
Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar. Literatura që do të përdoret do të jetë amerikane.
Ky edukim sipërmarrës ju sjell të gjithë teorimë dhe ekspertizën e duhur që nevojitet në treg, për të qenë një ekspert imobiliar dhe sipërmarrës i suksesshëm në pasuritë e paluajtëshme.
Pas edukim – trajnimit multidimensional pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë.
Ky edukim – trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
– Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij
– Si bëhet vlerësimi për pasuritë e paluajtshme
– Regjistrimi i pasurive të paluajtshme
– Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
– Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare
– Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të paluajtshme
– Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të paluajtshme, strategjitë digjitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.
Këtë Edukim – Trajnim multidimensional mund ta ndjekin jo vetëm ata që duan të bëhen agjentë imobiliarë dhe ekspertë për pasuritë e paluajtshme, por edhe ata që konsiderojnë të rëndësisishme dijen dhe ekspertizën në fushën e pasurive të paluajtshme.
Të gjithë ata që do të mbarojnë këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë njohuritë e duhura profesionale për tregun dhe për pasuritë e paluajtshme.
Trajnerët janë profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të patundshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliarë, menaxherë senior marketingu dhe shitjesh.
Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor ose profesional, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.
# Edukim – Trajnimi është edhe për ata që jpunojnë si jurist, ekonomist, bankiere, menaxhere etj.
We're always eager to hear from you.
If you’d like to learn more about us or have a general comments and suggestions about the site, email us at