Edukim & Trajnim Multidimensional 5 Mujor Në Degën E Sipermarrje & Menaxhim
About The Event
GEA – Global Entrepreneurship Academy
Global Entrepreneurship Academy fillon sezonin e ri të edukimit & trajnimit multidimensional në degën “Sipërmarrje & Menaxhim”.
Trajnimi do të zhvillohet përgjatë një periudhe 5 mujore duke nisur nga data 26 tetor, me pjesëmarrje 2 herë në javë, të merkurë dhe të premte, në orën 18:00-20:00
Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meetings.
Trajnimi është i konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë gjithashtu dhe metodat e sotme të aplikuara në shkollat profesionale amerikane dhe europiane.
1. Kurrikula akademike të përditësuara.
2. Praktika interaktive të marra si ‘Case study’ nga kompanitë më të njohura perëndimore.
3. Literatura e përdorur është amerikane.
Ky Edukim-Trajnim Multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
➞ Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
➞ Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege.
➞ Menaxhimin në të gjitha dimensionet e tij: Art – Shkencë – Praktikë.
➞ Strategjitë e Marketingut dhe Marketingun Dixhital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim dixhital në një organizatë apo kompani.
➞ Njohuritë në kontabilitet për menaxherët dhe sipërmarrësit si dhe planifikimin financiar
➞ Fuqinë e lidershipit: lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot në kompanitë perëndimore.
➞ Menaxhimin strategjik të Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit.
➞ Funksionimin ligjor dhe financiar të një organizate biznesi: Tregjet e kapitaleve & Bursa e titujve.
➞ Si të perdorim dhe kuptojmë fuqinë e artit kur ndërthuret me fushatat e marketingut dhe brandin e kompanisë: njohuritë bazë në fotografi, video, banera reklamues, grafika dixhitale dhe tools (mjete) teknologjikë online në funksion të tyre.
➞ Si të menaxhojmë të gjitha proceset e punës nepermjet celularit: platformat dhe aplikacionet që nevojiten.
➞ E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura,për shitblerje online.
➞ Shitjet do të sillen tek ju si një nga aftësitë më të rëndësishme të një menaxheri.
➞ Përgatitja dhe prezantimi i një ‘Plani Biznesi’
➞ Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri trajtohen nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.
Të gjithë pjesëmarrësit në fund të trajnimit do të pajisen me certifikatë.
We're always eager to hear from you.
If you’d like to learn more about us or have a general comments and suggestions about the site, email us at