{"id":92,"date":"2022-01-21T03:29:11","date_gmt":"2022-01-21T02:29:11","guid":{"rendered":"http:\/\/localhost\/gea.iekspres.com\/?p=92"},"modified":"2023-06-26T16:58:36","modified_gmt":"2023-06-26T15:58:36","slug":"4-rules-to-build-a-successful-business","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/4-rules-to-build-a-successful-business\/","title":{"rendered":"4 Rules To Build A Successful Business"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Miq t\u00eb GEAs! Sa shum\u00eb rregulla dhe parime n\u00eb biznes, sa ndonj\u00ebher\u00eb duket sikur ose nuk i ndjekim dot, ose sikur nuk kan\u00eb zbatim t\u00eb drejtperdrejt\u00eb n\u00eb sip\u00ebrmarrjet tona. Ndaj \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb mir\u00eb t\u2019i lokalizojm\u00eb, se p\u00ebrvoja nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndonj\u00ebher\u00eb duhet perkthyer n\u00eb aktualitetin ton\u00eb. 4 rregullat m\u00eb poshte i kemi marr\u00eb nga Goldman &amp; Nalebuff dhe i kemi shoq\u00ebruar me komentet tona, sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit nga p\u00ebrvoja n\u00eb treg dhe ve\u00e7an\u00ebrisht me student\u00ebt e akademis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb trajnimeve q\u00eb zhvillojm\u00eb. Ajo q\u00eb na p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb t\u00eb degjojm\u00eb jan\u00eb eksperiencat tuaja.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">1. &#8220;Nd\u00ebrtoni di\u00e7ka n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn besoni, sepse ky \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb mark\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer.&#8221;<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur jeni plot\u00ebsisht vet\u00ebm, ulur n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb err\u00ebt duke pyetur veten se pse biznesi juaj \u00ebsht\u00eb duke d\u00ebshtuar, ka vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ju shtyn p\u00ebrpara \u2013 besimi n\u00eb q\u00ebllimin tuaj. Ne nuk jua urojm\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrini n\u00eb nj\u00eb faze t\u00eb till\u00eb, nuk ia urojm\u00eb as vetes, por ka gjithmon\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, kur do t\u2019ju duhet ta kujtoni q\u00ebllimin tuaj, po aq qarte sa \u00e7\u2019kujtoni logon e nj\u00eb marke t\u00eb famshme. Kjo \u00ebsht\u00eb fuqia e v\u00ebrtet\u00eb e brendimit, dizajnit dhe imazhit t\u00eb nj\u00eb kompanie. K\u00ebshtu mendojeni dhe q\u00ebllimin tuaj: si nj\u00eb simbol udh\u00ebrr\u00ebfyes\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Cili \u00ebsht\u00eb simboli juaj?<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">2.&nbsp;\u201cP\u00ebrgatituni t\u00eb kopjoheni. Mos filloni n\u00ebse nuk do t&#8217;i mbijetoni dot imitimit.&#8221;<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse ideja juaj \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet radikale dhe merr hov, mund t\u00eb num\u00ebroni minutat para se t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb kopjac\u00ebt. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb: Si do t\u2019i mbijetoni sulmeve t\u00eb kopjimit? \u00c7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i &#8216;risis\u00eb s\u00eb vazhdueshme&#8217;. Pa humbur identitetin tuaj, duhet t\u00eb elaboroni forma se si mesazhi dhe misioni i produkteve apo sh\u00ebrbimeve q\u00eb ofroni, t\u00eb jet\u00eb mjatfuesh\u00ebm i alternuesh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebr \u00e7do her\u00eb q\u00eb do t\u2019i qaseni klientit, ai t\u00eb ndjej\u00eb \u201carom\u00ebn origjinale\u201d por ndoshta\u2026n\u00eb filxhane t\u00eb ndrysh\u00ebm. Tregohuni t\u00eb kujdessh\u00ebm: Shija duhet t\u00eb jet\u00eb e juaja, e pandryshuar, mbase m\u00eb pak ose m\u00eb shum\u00eb e sheqerosur. Servirja le t\u00eb jet\u00eb vazhdimisht n\u00eb ndryshim\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A ju ka ndodhur t\u2019ju kopjojn\u00eb \u201cashiqare\u201d? Dhe si e keni zgjidhur k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">3.&nbsp;&#8220;Krijoni rezerva parash dhe energjie p\u00ebr fat t\u00eb keq dhe gabime.&#8221;<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshill\u00eb e shk\u00eblqyer &#8211; por ndonj\u00ebher\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ndjekur. P\u00ebr energjit\u00eb mund t\u2019ju k\u00ebshilloj\u00eb nj\u00eb ekspert motivues ose nj\u00eb profesionist i menaxhimit, ama lidhur me financat, ju duhet patjet\u00ebr nj\u00eb trajnim i dedikuar ose nj\u00eb ekonomist i zoti, i profilizuar n\u00eb start-up-e fillestare ose kompani n\u00eb zhvillim, nisur nga rasti juaj. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, duhet gjithmon\u00eb t\u00eb mendoni n\u00eb terma kursim-investimi, se sa vet\u00ebm minimizimi kostosh apo kursimesh ekstreme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A keni nj\u00eb person t\u00eb till\u00eb t\u00eb besuar apo mb\u00ebshteteni plot\u00ebsisht n\u00eb forcat tuaja?<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">4.&nbsp;&#8220;Mos b\u00ebni kompromis p\u00ebr gj\u00ebrat e m\u00ebdha!&#8221;<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vizion. Q\u00ebllim. Vlerat thelb\u00ebsore. \u201cShkruajini k\u00ebto n\u00eb gur\u201d dhe mos i l\u00ebvizni kurr\u00eb. Por fleksibiliteti n\u00eb propozimet e vler\u00ebs, produktet dhe sh\u00ebrbimet q\u00eb ofroni p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimin tuaj \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Shum\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs nuk arrijn\u00eb t\u00eb &#8216;p\u00ebrkulen n\u00eb treg&#8217; p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur asaj q\u00eb u thon\u00eb klient\u00ebt e tyre, dhe detyrimisht do t\u00eb thyhen. P\u00ebr t\u00eb shmangur kompromiset q\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebshironit t\u2019i b\u00ebnit, zgjidhja e vetme mbeten alternativat: Sekretet e mekanizmave pas tyre duhet t\u2019i dini gjithmon\u00eb vet\u00ebm ju, por mos shkoni kurr\u00eb n\u00eb \u2018fush\u00ebn e betej\u00ebs\u2019 me nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb vetme; mund t\u2019ju rr\u00ebzohet nga dora, mund t\u00eb keni harruar plumbat, mund t\u00eb keni humbur reflekset si ta p\u00ebrdorni, ose ose \u2026 akoma m\u00eb keq, personi q\u00eb keni p\u00ebrball\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i st\u00ebrvitur se ju. Natyrisht, nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta konsiderojm\u00eb biznesin si nj\u00eb luft\u00eb, pavar\u00ebsisht se jo pak here na ndodh t\u00eb kemi nj\u00eb ndjesi t\u00eb till\u00eb kur jemi n\u00eb procese bashk\u00ebpunimi ose negocimi. Mir\u00ebpo, kompromiset jemi t\u00eb detyruar t\u2019i bejm\u00eb pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur nuk ndjejm\u00eb q\u00eb po vler\u00ebsohemi aq sa duhet, dhe mund\u00ebsit\u00eb e projektit duken mjaft premtuese p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb \u201cJo\u201d. Sidoqoft\u00eb\u2026artilerin\u00eb me vete, por vet\u00ebm kur nuk ka flamuj t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb horizont.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju, tek cila kategori e gjeni m\u00eb s\u00eb shumti veten?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deri n\u00eb artikullin e rradh\u00ebs, mos harroni t\u00eb abonoheni falas n\u00eb newsletterin tone dhe t\u00eb riktheheni n\u00eb web p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacione nga bota e sip\u00ebrmarrjes. Tung, Endri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Miq t\u00eb GEAs! Sa shum\u00eb rregulla dhe parime n\u00eb biznes, sa ndonj\u00ebher\u00eb duket sikur ose nuk i ndjekim dot, ose sikur nuk kan\u00eb zbatim t\u00eb drejtperdrejt\u00eb n\u00eb sip\u00ebrmarrjet tona. Ndaj \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb mir\u00eb t\u2019i lokalizojm\u00eb, se p\u00ebrvoja nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndonj\u00ebher\u00eb duhet perkthyer n\u00eb aktualitetin ton\u00eb. 4 rregullat m\u00eb poshte i kemi marr\u00eb nga Goldman &amp; Nalebuff dhe i kemi shoq\u00ebruar me komentet tona, sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit nga p\u00ebrvoja n\u00eb treg dhe ve\u00e7an\u00ebrisht me student\u00ebt e akademis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb trajnimeve q\u00eb zhvillojm\u00eb. Ajo q\u00eb na p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb t\u00eb degjojm\u00eb jan\u00eb eksperiencat tuaja. 1. &#8220;Nd\u00ebrtoni di\u00e7ka n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn besoni, sepse ky \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb mark\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer.&#8221; Kur jeni plot\u00ebsisht vet\u00ebm, ulur n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb err\u00ebt duke pyetur veten se pse biznesi juaj \u00ebsht\u00eb duke d\u00ebshtuar, ka vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ju shtyn p\u00ebrpara \u2013 besimi n\u00eb q\u00ebllimin tuaj. Ne nuk jua urojm\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrini n\u00eb nj\u00eb faze t\u00eb till\u00eb, nuk ia urojm\u00eb as vetes, por ka gjithmon\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, kur do t\u2019ju duhet ta kujtoni q\u00ebllimin tuaj, po aq qarte sa \u00e7\u2019kujtoni logon e nj\u00eb marke t\u00eb famshme. Kjo \u00ebsht\u00eb fuqia e v\u00ebrtet\u00eb e brendimit, dizajnit dhe imazhit t\u00eb nj\u00eb kompanie. K\u00ebshtu mendojeni dhe q\u00ebllimin tuaj: si nj\u00eb simbol udh\u00ebrr\u00ebfyes\u2026 Cili \u00ebsht\u00eb simboli juaj? 2.&nbsp;\u201cP\u00ebrgatituni t\u00eb kopjoheni. Mos filloni n\u00ebse nuk do t&#8217;i mbijetoni dot imitimit.&#8221; N\u00ebse ideja juaj \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet radikale dhe merr hov, mund t\u00eb num\u00ebroni minutat para se t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb kopjac\u00ebt. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb: Si do t\u2019i mbijetoni sulmeve t\u00eb kopjimit? \u00c7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i &#8216;risis\u00eb s\u00eb vazhdueshme&#8217;. Pa humbur identitetin tuaj, duhet t\u00eb elaboroni forma se si mesazhi dhe misioni i produkteve apo sh\u00ebrbimeve q\u00eb ofroni, t\u00eb jet\u00eb mjatfuesh\u00ebm i alternuesh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebr \u00e7do her\u00eb q\u00eb do t\u2019i qaseni klientit, ai t\u00eb ndjej\u00eb \u201carom\u00ebn origjinale\u201d por ndoshta\u2026n\u00eb filxhane t\u00eb ndrysh\u00ebm. Tregohuni t\u00eb kujdessh\u00ebm: Shija duhet t\u00eb jet\u00eb e juaja, e pandryshuar, mbase m\u00eb pak ose m\u00eb shum\u00eb e sheqerosur. Servirja le t\u00eb jet\u00eb vazhdimisht n\u00eb ndryshim\u2026 A ju ka ndodhur t\u2019ju kopjojn\u00eb \u201cashiqare\u201d? Dhe si e keni zgjidhur k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb? 3.&nbsp;&#8220;Krijoni rezerva parash dhe energjie p\u00ebr fat t\u00eb keq dhe gabime.&#8221; K\u00ebshill\u00eb e shk\u00eblqyer &#8211; por ndonj\u00ebher\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ndjekur. P\u00ebr energjit\u00eb mund t\u2019ju k\u00ebshilloj\u00eb nj\u00eb ekspert motivues ose nj\u00eb profesionist i menaxhimit, ama lidhur me financat, ju duhet patjet\u00ebr nj\u00eb trajnim i dedikuar ose nj\u00eb ekonomist i zoti, i profilizuar n\u00eb start-up-e fillestare ose kompani n\u00eb zhvillim, nisur nga rasti juaj. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, duhet gjithmon\u00eb t\u00eb mendoni n\u00eb terma kursim-investimi, se sa vet\u00ebm minimizimi kostosh apo kursimesh ekstreme. A keni nj\u00eb person t\u00eb till\u00eb t\u00eb besuar apo mb\u00ebshteteni plot\u00ebsisht n\u00eb forcat tuaja? 4.&nbsp;&#8220;Mos b\u00ebni kompromis p\u00ebr gj\u00ebrat e m\u00ebdha!&#8221; Vizion. Q\u00ebllim. Vlerat thelb\u00ebsore. \u201cShkruajini k\u00ebto n\u00eb gur\u201d dhe mos i l\u00ebvizni kurr\u00eb. Por fleksibiliteti n\u00eb propozimet e vler\u00ebs, produktet dhe sh\u00ebrbimet q\u00eb ofroni p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimin tuaj \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Shum\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs nuk arrijn\u00eb t\u00eb &#8216;p\u00ebrkulen n\u00eb treg&#8217; p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur asaj q\u00eb u thon\u00eb klient\u00ebt e tyre, dhe detyrimisht do t\u00eb thyhen. P\u00ebr t\u00eb shmangur kompromiset q\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebshironit t\u2019i b\u00ebnit, zgjidhja e vetme mbeten alternativat: Sekretet e mekanizmave pas tyre duhet t\u2019i dini gjithmon\u00eb vet\u00ebm ju, por mos shkoni kurr\u00eb n\u00eb \u2018fush\u00ebn e betej\u00ebs\u2019 me nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb vetme; mund t\u2019ju rr\u00ebzohet nga dora, mund t\u00eb keni harruar plumbat, mund t\u00eb keni humbur reflekset si ta p\u00ebrdorni, ose ose \u2026 akoma m\u00eb keq, personi q\u00eb keni p\u00ebrball\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i st\u00ebrvitur se ju. Natyrisht, nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta konsiderojm\u00eb biznesin si nj\u00eb luft\u00eb, pavar\u00ebsisht se jo pak here na ndodh t\u00eb kemi nj\u00eb ndjesi t\u00eb till\u00eb kur jemi n\u00eb procese bashk\u00ebpunimi ose negocimi. Mir\u00ebpo, kompromiset jemi t\u00eb detyruar t\u2019i bejm\u00eb pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur nuk ndjejm\u00eb q\u00eb po vler\u00ebsohemi aq sa duhet, dhe mund\u00ebsit\u00eb e projektit duken mjaft premtuese p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb \u201cJo\u201d. Sidoqoft\u00eb\u2026artilerin\u00eb me vete, por vet\u00ebm kur nuk ka flamuj t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb horizont. Ju, tek cila kategori e gjeni m\u00eb s\u00eb shumti veten? Deri n\u00eb artikullin e rradh\u00ebs, mos harroni t\u00eb abonoheni falas n\u00eb newsletterin tone dhe t\u00eb riktheheni n\u00eb web p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacione nga bota e sip\u00ebrmarrjes. Tung, Endri.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":252,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-92","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"views":345,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/gea-academy.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}