EVENTI I NDARJES SË CERTIFIKATAVE – 2022
May 23, 2023 2023-10-02 22:52EVENTI I NDARJES SË CERTIFIKATAVE – 2022
Season 3
GEA - EVENTI I NDARJES SË CERTIFIKATAVE - 2022
Pas sfidës më të rëndësishme të zhvillimit të orëve mësimore plotësisht online për të tretin vit radhazi, studentë-kolegët dhe trajnerët e moduleve u takuan ballëpërballë në ambientet e “Mak Albania Hotel” në Tiranë, me 28 qershor, për të ndarë me njëri-tjetrin jo vetëm certifikatat e përfundimit të këtij rrugëtimi (ose vetëm të një episodi të tij), por edhe përshëndetjet offline, për rrjetëzimin (networking) që akademia synon dhe sheh si instrument të rëndësishëm të kurrikulave të saj, që nuk përfundon me mbylljen e disa orëve mësimore, por është një proces i pandërprerë mes sipërmarrësish të rinj e më të vjetër.