Blog

GEA Masterclass 6×6+1

Afrim-Masterclass
Newsletter

GEA Masterclass 6×6+1

Ja një mundësi që nuk duhet humbur: GEA Masterclass – një shortcut koncentrat i 6 fushave thelbësore të biznesit që çdo sipërmarrës ambicioz duhet t’i zotërojë në maksimum:

{Sipërmarrje} {Menaxhim} {Marketing} {Transaksione te suksesshme} {Zhvillim personal} {Lidership}

Por pse ne? Pse GEA? Pas 3 vitesh që nga hapja e akademisë, mund të themi me krenari që puna e përkushtuar e më shumë se 20 trajnerëve-sipërmarrës dhe ekspertë të njohur të fushave të mësipërme ka bërë të mundur që studentët tanë të kenë një produktivitet më të madh, më të fokusuar drejt zgjidhjeve praktike, dhe të jenë më fleksibël ndaj sfidave.

Nëpërmjet Masterclass 6×6+1, një risi kjo e akademisë GEA, do të mund të sjellim të 6 fushat në mënyrë organike për t’u përballur më mirë me sfidat e biznesit që janë sot sa inovative aq edhe transformuese. Do të mund të thellohemi në 6 drejtime që lidhen me njëra-tjetrën si një trup i vetëm. Ato janë baza për të fituar shprehi praktike në biznes dhe zhdërvjelltësi vendimmarrjeje.

GEA Masterclass 6×6+1 është konceptuar si një kapsulë me multivitamina që forcojnë imunitetin sipërmarrës; e parë me sy të lirë, duket si një zgjedhje opsionale, por e provuar në long-term, do të ndjeni vlerat në shëndetin e plotë të biznesit tuaj.

Disa nga pikat e fushave të ekspertizës: Start up-i, si një model i ri biznesi, BMC (Business Model Canvas), Vendimmarrja dhe koncepti i pikës kritike, Plani i biznesit, Harta e suksesit dhe mendësia e arritjes, Lidershipi inovativ transformues, Strategjitë e suksesshme të marketingut, Analiza SWOT, Aftësia shitëse si aftësia #1 për sukses dhe shumë të tjera.

Trajneri i GEA Masterclass është MBA Ing. Afrim Osmani, njëherësh themelues dhe drejtues i akademisë. Nëse aplikon i vetëm, vlera e plotë e GEA Masterclass është 499 euro, por nëse ke një ekip, na kontakto për të biseduar më shumë lidhur më një ofertë.

Formati dhe niveli i secilës temë është përpiluar në funksion të individëve që e gjejnë veten në kategoritë në vijim:

#sipërmarrës të konsoliduar #senior menagers #CEO #CIO #CFO #COO #konsulente #brokers #agjentë të kualifikuar #investitorë #menaxherë projektesh dhe jo vetëm.

Por mos u dekurajo nëse nuk indentifikohesh më lart. Akademia jonë zhvillon edukim-trajnime 3 dhe 5 mujore në të 2 degët tona: Sipërmarrje & Menaxhim dhe Ekspert Imobiliar & E-Pronat.

Global Entrepreneurship Academy – Gjithcka qe nuk jua meson universiteti!

Leave your thought here

GEA Whatsapp