Blog

4 Rules To Build A Successful Business

blog-01
Blogu

4 Rules To Build A Successful Business

Miq të GEAs! Sa shumë rregulla dhe parime në biznes, sa ndonjëherë duket sikur ose nuk i ndjekim dot, ose sikur nuk kanë zbatim të drejtperdrejtë në sipërmarrjet tona. Ndaj është gjithmonë mirë t’i lokalizojmë, se përvoja ndërkombëtare ndonjëherë duhet perkthyer në aktualitetin tonë. 4 rregullat më poshte i kemi marrë nga Goldman & Nalebuff dhe i kemi shoqëruar me komentet tona, sipas këndvështrimit nga përvoja në treg dhe veçanërisht me studentët e akademisë përgjatë trajnimeve që zhvillojmë. Ajo që na pëlqen më shumë të degjojmë janë eksperiencat tuaja.

1. “Ndërtoni diçka në të cilën besoni, sepse ky është hapi i parë për të ndërtuar një markë të shkëlqyer.”

Kur jeni plotësisht vetëm, ulur në një dhomë të errët duke pyetur veten se pse biznesi juaj është duke dështuar, ka vetëm një të vërtetë që ju shtyn përpara – besimi në qëllimin tuaj. Ne nuk jua urojmë kurrë të mbërrini në një faze të tillë, nuk ia urojmë as vetes, por ka gjithmonë ditë të vështira, kur do t’ju duhet ta kujtoni qëllimin tuaj, po aq qarte sa ç’kujtoni logon e një marke të famshme. Kjo është fuqia e vërtetë e brendimit, dizajnit dhe imazhit të një kompanie. Kështu mendojeni dhe qëllimin tuaj: si një simbol udhërrëfyes…

Cili është simboli juaj?

2. “Përgatituni të kopjoheni. Mos filloni nëse nuk do t’i mbijetoni dot imitimit.”

Nëse ideja juaj është vërtet radikale dhe merr hov, mund të numëroni minutat para se të mbërrijnë kopjacët. Çështja është: Si do t’i mbijetoni sulmeve të kopjimit? Çelësi është një sistem i ‘risisë së vazhdueshme’. Pa humbur identitetin tuaj, duhet të elaboroni forma se si mesazhi dhe misioni i produkteve apo shërbimeve që ofroni, të jetë mjatfueshëm i alternueshëm, që për çdo herë që do t’i qaseni klientit, ai të ndjejë “aromën origjinale” por ndoshta…në filxhane të ndryshëm. Tregohuni të kujdesshëm: Shija duhet të jetë e juaja, e pandryshuar, mbase më pak ose më shumë e sheqerosur. Servirja le të jetë vazhdimisht në ndryshim…

A ju ka ndodhur t’ju kopjojnë “ashiqare”? Dhe si e keni zgjidhur këtë problematikë?

3. “Krijoni rezerva parash dhe energjie për fat të keq dhe gabime.”

Këshillë e shkëlqyer – por ndonjëherë jashtëzakonisht e vështirë për t’u ndjekur. Për energjitë mund t’ju këshillojë një ekspert motivues ose një profesionist i menaxhimit, ama lidhur me financat, ju duhet patjetër një trajnim i dedikuar ose një ekonomist i zoti, i profilizuar në start-up-e fillestare ose kompani në zhvillim, nisur nga rasti juaj. Sido që të jetë, duhet gjithmonë të mendoni në terma kursim-investimi, se sa vetëm minimizimi kostosh apo kursimesh ekstreme.

A keni një person të tillë të besuar apo mbështeteni plotësisht në forcat tuaja?

4. “Mos bëni kompromis për gjërat e mëdha!”

Vizion. Qëllim. Vlerat thelbësore. “Shkruajini këto në gur” dhe mos i lëvizni kurrë. Por fleksibiliteti në propozimet e vlerës, produktet dhe shërbimet që ofroni për të realizuar qëllimin tuaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Shumë sipërmarrës nuk arrijnë të ‘përkulen në treg’ për t’iu përshtatur asaj që u thonë klientët e tyre, dhe detyrimisht do të thyhen. Për të shmangur kompromiset që nuk do të dëshironit t’i bënit, zgjidhja e vetme mbeten alternativat: Sekretet e mekanizmave pas tyre duhet t’i dini gjithmonë vetëm ju, por mos shkoni kurrë në ‘fushën e betejës’ me një armë të vetme; mund t’ju rrëzohet nga dora, mund të keni harruar plumbat, mund të keni humbur reflekset si ta përdorni, ose ose … akoma më keq, personi që keni përballë mund të jetë më i stërvitur se ju. Natyrisht, nuk është mirë ta konsiderojmë biznesin si një luftë, pavarësisht se jo pak here na ndodh të kemi një ndjesi të tillë kur jemi në procese bashkëpunimi ose negocimi. Mirëpo, kompromiset jemi të detyruar t’i bejmë pikërisht atëherë kur nuk ndjejmë që po vlerësohemi aq sa duhet, dhe mundësitë e projektit duken mjaft premtuese për t’i thënë “Jo”. Sidoqoftë…artilerinë me vete, por vetëm kur nuk ka flamuj të bardhë në horizont.

Ju, tek cila kategori e gjeni më së shumti veten?

Deri në artikullin e rradhës, mos harroni të abonoheni falas në newsletterin tone dhe të riktheheni në web për më shumë informacione nga bota e sipërmarrjes. Tung, Endri.

Leave your thought here

GEA Whatsapp
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Çmimi
  • Stock
  • Availability
  • Shto në shportë
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare