Blog

What do I benefit from the “Real Estate & E-Property Expert” Education-Training?

What do I benefit from the Real Estate & E-Property Expert Education-Training
Blogu

What do I benefit from the “Real Estate & E-Property Expert” Education-Training?

Përshëndetje miq të GEAs! Sa e sa herë e kemi pyetur të gjithë veten: “Po mirë, edhe çfarë do të fitoj nga ky trajnim?” sa herë na kanë propozuar një ofertë të re për të ndjekur një workshop ose seancë informuese në lidhje me profesionin tonë në tregun e pasurive të paluajtshme?

Ne te GEA, e kemi përgjigjen. Në përfundim të të gjithë paketës me module në kurrikulat 3 dhe 5 mujore, ju do të jeni në gjendje të kapërceni çdo vështirësi teorike dhe teknike lidhur me sipërmarrjen në tregun e pasurive të paluajtshme duke analizuar në mënyrë korrekte situatën aktuale në Shqipëri por dhe tendencat e reja apo që priten në të ardhmen.

E dukeqenëse jemi tek tema e trendeve: Domosdoshmëria për njohjen sa më të thellë të elementëve dixhitalë (sigurisht, brenda për brenda profilit dhe nevojave tuaja) vjen gjithmonë në rritje: platforma me metodologji të reja krijohen çdo ditë; disa dështojnë dhe disa janë të suksesshme, por është detyrë e gjithësecilit prej nesh të jetë praktik në botën ritmike të teknologjisë. Për këtë arsye, në akademinë tonë i kushtojmë një fokus të madh aftësive dixhitale, duke nisur nga marketingu dixhital dhe sistemet e informacionit, deri tek njohja dhe përdorimi i saktë i website-it por dhe brendit vizual/dixhital të një kompanie.

Të gjitha këto janë në funksion të avancimit të e-pronave, rëndësia e së cilave është kaq e madhe sa dhe emri i degës sonë quhet jo rastësisht “Ekspert Imobiliar dhe E -Pronat”.

Do të jeni në gjendje të listoni, të regjistroni por edhe të vlerësoni pasuritë e paluajtshme. Gjatë të gjithë këtij procesi edukativ, do të njiheni me marrëdhëniet ligjore dhe financiare që janë të domosdoshme për një profesionist i cili synon të krijojë një profil serioz dhe të besueshëm në treg.

Dhe për të qenë të tillë, duhet të përvetësoni në mënyrë ekselente aftësitë tuaja shitëse dhe negociuese; të negociosh nuk është e thjeshtë: kërkon të njohësh mirë tregun dhe alternativat e shumta të tij. Për më tepër, në një treg si i yni, kaq i vështirë dhe ende informal në një pjesë të madhe të tij, do të na duhet gjithësecilit prej nesh të jetë i mirëinformuar mbi lëvizjet e ndryshme të shoqërisë dhe komuniteteve ku jetojmë, mbi zhvillimet urbane dhe të zonave turistike, për të qenë në gjendje të krijojmë oferta dhe jo thjesht lista pronash, pa mundur të mbrojmë profesionalisht secilën prej tyre.

Për ta përfunduar, por jo të fundit nga rëndësia, vijnë modulet unike në llojin e tyre në vendin tonë: ‘Përdorimi i hartave elektronike, detajeve hartografike dhe ndërtimore dhe sistemi GIS në përgjithësi’ si dhe ‘Elementët arkitekturorë dhe interieri’.

Akademia GEA sigurohet që të gjitha këto njohuri të vijnë të konsoliduara në funksion të zhvillimit të një plani konkret biznesi, për ta shndërruar start-up- in ose agjencinë tuaj të vogël në një kompani të mirëfilltë, ose për të qenë të aftë ta bëni vetë ju kapërcimin nga një agjenci imobiliare në një franchise multifunksional në terren dhe online.

Leave your thought here

GEA Whatsapp
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Çmimi
  • Stock
  • Availability
  • Shto në shportë
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare