Trend #3: Micro Influencers
Trend #3: Micro Influencers
Pershendetje … sipermarres? … Akademike?
Po sikur me mire, biznesmene shqiptare nderkombetare dhe miq te akademise globale te sipermarrjes?
Ne akademine GEA kemi rezervuar nje hapesire te vogel per artikuj te ndryshem lidhur me sipermarrjen, keshilla mes miqsh dhe profesionistesh dhe here pas here, pse jo, dhe surpriza interesante; te gjithe kemi deshire te argetohemi dhe te shkeputemi per pak nga perditshmeria. Por per momentin, le t’i kthehemi fushes sone qe i dedikohemi cdo dite pasi kemi deshire t’ju sugjerojme 3 trendet ose tendencat e sipermarrjes per vitin 2022.
Ne kete artikull do te perqendrohemi vetem tek trendi i pare dhe ne vazhdim do te ndajme dhe te tjerat. Lexim te kendshem dhe si gjithmone, kemi deshire te degjojme edhe sugjerimet ose pervojat tuaja me to.
Trendi #3: Micro influencers
Te gjithe kemi degjuar (dhe po, patjeter qe jemi bezdisur jashte mase) per njerezit me influence. Te gjithe sot mund te kene influence, por a mund te jene te gjithe te rendesishem? Po. Nese kane influence, pergjigjia eshte po. Por pyetja e vertete eshte, a kane te gjithe vlere? Kjo eshte nje pyetje qe krijon debat dhe kerkon argumenta (dhe ne nuk jemi kunder, ndaj ju ftojme te bisedojme me shume se bashku ne grupin tone te Facebook. Por fokusi yne edhe kete here mbetet tek sipermarrja dhe evolimi i saj, ndaj le te fokusohemi ne kete prizem.
Influencuesit ‘mikro’, me kujtuan padashje leksionet e lodhshme dhe te gjata te Mikroekonomise ne FEUT. Por cfare jane ata ne te vertete? Jane nje nga ne, me nje audience modeste por besnike ne Instagram, YouTube, TikTok dhe rrjete te tjera, me 1k-20k ndjekes, nje pjese e konsiderueshme e te cileve nderveprojme rregullisht. Sipas Business Insider, kjo forme marketingu pritet te arrije vleren 15 bilion dollare ne fund te vitit 2022 e nderkohe qe sipas Statista, buxheti total global qe i dedikohet influencuesve ne Instagram arrin edhe deri ne 8 bilion dollare. Nuk eshte cudi, duke marre parasysh statistikat e ‘Influencer Marketing Hub’, qe vleresojne se 9 nga 10 influencues sociale perdorin Instagramin si platformen me rezultative per fushatat e tyre.
A eshte ky nje lajm i mire per micro-influencers? Patjeter, perderisa ky treg po sheh vetem rritje dhe patjeter qe ka hapesire per kedo, pavaresisht permasave qe zgjedhin ose munden te arrijne. Vecanerisht per kete kategori influencuesish, suksesi me i madh vjen duke i qendruar shprehjes se famshme te Bill Gates nga eseja e tij e vitit 1996 “Content is King” – “Permbajtja eshte mbret”.
Ju ka lidhur puna me persona qe kane zgjedhur kete profesion? Besoni ne kete forme marketingu dhe si i shihni prurjet per vitet ne vazhdim? Mendoni qe do te jete nje trend ne rritje apo nje eksperiment me afatshkurter?
Le te bisedojme me shume se bashku ne grupin tone te Facebook, dhe mos harroni te ktheheni ne blogun tone per artikuj te tjere.
Tung, se shpejti!
Endri Qenanaj
Global Entrepreneurship Academy