Blog

3 Tools And Techniques For Improved Decision Making

decisions-making-1
Blog

3 Tools And Techniques For Improved Decision Making

Miq të GEAs! Ju e dini edhe vete se drejtuesit e bizneseve marrin ndoshta edhe qindra vendime çdo ditë, shumë prej të cilave ndikojnë në suksesin e tyre në tërësi. Procesi tipik i vendimmarrjes përfshin përcaktimin e problemit, mbledhjen e informacionit, identifikimin e alternativave, zgjedhjen midis tyre dhe rishikimin/monitorimin e rezultateve. 3 mjetet dhe teknikat e listuata më poshtë janë të njohura dhe të përdorura ndërkombëtarisht. Ne përpiqemi t’i ilustrojmë sidomos në kontekstin shqiptar edhe me studentët e akademisë përgjatë trajnimeve që zhvillojmë. Por si gjithmonë, ajo që na pëlqen më shumë të degjojmë janë përvojat tuaja.

1. “Diagrama SWOT.”

Kur planifikoni të bëni një ndryshim të rëndësishëm në biznesin tuaj, diagramet SWOT mund t’ju ndihmojnë të zbërtheni situatën në katër kuadrate të dallueshme:

Pikat e forta: Çfarë bën kompania juaj më mirë se konkurrentët e saj? Mendoni për fuqitë e brendshme dhe të jashtme që zotëroni. (Ndonjëherë dhe ne vetë i anashkalojmë ose i harrojmë përgjatë rutinës sonë ose mbivendosjes së punëve)

Pikat e dobëta: Ku mund të përmirësohet kompania juaj? Përpiquni të merrni një qasje neutrale dhe merrni parasysh cilët faktorë mund të dëmtojnë biznesin tuaj.

Mundësitë: Shikoni pikat tuaja të forta dhe mendoni se si mund t’i përdorni ato për të krijuar hapësira të reja për biznesin tuaj. Mendoni gjithashtu se si eliminimi i një dobësie specifike mund t’ju hapë një mundësi të re.

Kërcënimet: Përcaktoni se cilat sfida qëndrojnë në rrugën e arritjes së qëllimeve tuaja. Identifikoni kërcënimet kryesore për organizatën tuaj. Mos harroni: Ndonjëherë kërcënimet më të rënda nuk vijnë nga jashtë, por nga brenda bizneseve tona.

A e praktikoni diagramën SWOT? A keni gjetur dhe përdorur forma të tjera alternative që mund t’ju jenë dukur më të volitshme në terma biznesi?

2. “Analiza Marxhinale.”

Analiza marxhinale peshon përfitimet e një inputi ose aktiviteti kundrejt kostove të tij. Kjo lloj analize i ndihmon drejtuesit e biznesit të përcaktojnë nëse aktiviteti ose kontributi po siguron kthimin maksimal të investimit (ROI:Return on Investment). Analiza marxhinale është një mjet efektiv për vendimmarrje, sepse merr parasysh preferencat, burimet dhe kufizimet informative, kështu që menaxherët mund të marrin vendime më optimale bazuar në këtë informacion.

Për të kryer një analizë marxhinale, duhet të ndryshoni një variabël, të tillë si sasia e një inputi që përdorni ose vëllimi i prodhimit që prodhoni. Pasi të keni identifikuar atë variabël, përcaktoni se cila do të ishte rritja e përfitimeve totale nëse do të shtohej një njësi më shumë e variablit të kontrollit. Ky konsiderohet përfitimi marxhinal i njësisë së shtuar. Po kështu, duhet të llogaritet edhe kosto marxhinale e mallit të shtuar. Kostoja marxhinale është rritja e kostos totale nëse shtohet një njësi më shumë e variablit të kontrollit. Nëse përfitimi marxhinal tejkalon koston marxhinale, atëherë ka një “përfitim neto” dhe duhet shtuar njësia marxhinale e variablit.

Po ju si e matni ROI-n e kompanisë suaj?

3. “Matrica e vendimeve.”

Sa herë dëgjoj fjalën matricë, automatikisht truri më shkon tek filmi Matrix, dhe sa më larg të mundem nga matricat e analizës matematikore në fakultet që deri diku më pëlqente t’i kuptoja dhe praktikoja, vetëm jo në fletën e provimit. Kur keni të bëni me zgjedhje dhe variabla të shumëfishta, një matricë vendimi mund të sjellë qartësi mes të gjithë rrëmujës. Një matricë vendimi është e ngjashme me një listë pro/kundër, por e shoqëruar me një nivel rëndësie për secilin faktor. Në këtë mënyrë, ju mund të peshoni më saktë opsionet e ndryshme kundër njëri-tjetrit.

Si Të Krijoni Një Matricë Vendimi:

  • 1. Rendisni alternativat tuaja të vendimit si rreshta
  • 2. Listoni faktorët përkatës si kolona
  • 3. Krijoni një shkallë të qëndrueshme për të vlerësuar vlerën e secilit kombinim alternativash dhe faktorësh
  • 4. Përcaktoni se sa i rëndësishëm është secili faktor për të marrë vendimin tuaj përfundimtar dhe caktoni pesha në përputhje me rrethanat
  • 5. Shumëzoni vlerësimet tuaja origjinale me renditjen e ponderuar
  • 6. Mblidhni faktorët nën çdo alternativë vendimi
  • 7. Opsioni që shënon pikët më të larta fiton

A përdorni një matricë të ngjashme dhe më kryesorja…a po prisni me po aq padurim sa unë premierën e Matrix 4 në kinema?

P.S. Pavarësisht fantazisë, nuk jemi aspak jashtë teme në akademinë GEA. Me projektet ambicioze dhe ndoshta edhe të rrezikshme të Mark me Metaverse, tema si inovacioni në teknologji me një shtrirje apo mbulim smart-homes dhe smart-cities falë inteligjencës artificiale, do ta gjejmë veten shumë shpejt në Matrix…

Deri në artikullin e rradhës, mos harroni të abonoheni falas në newsletterin tone dhe të riktheheni në web për më shumë informacione nga bota e sipërmarrjes. Tung, Endri.

Leave your thought here

GEA Whatsapp
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare