Why is it worth training as a real estate agent at the GEA Academy?
Why is it worth training as a real estate agent at the GEA Academy?
Praktikat e përditshme vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e zgjedhjes së një agjenti imobiliar jo vetëm të besueshëm, por dhe profesional kur vjen puna për të zgjedhur vendbanimet tona si dhe objekte të tjera interesi.
Nuk bëhet fjalë vetëm për apartamente ose vila për të jetuar, apo për të marrë me qira, por dhe për mjediset e punës, toka dhe troje investimi për biznes, hapësira multifunksionale si dhe të lidhura me turizmin ose kulturën.
Kur sheh modelet e suksesshme ndërkombëtare dhe problematikat e shumta të vendit tonë, bindesh për domosdoshmërinë e një edukim-trajnimi multidimensional në këtë drejtim.
Sipas statistikave të gjeneruara deri në vitin 2020 nga studimet e Association of Real Estate License Law Officials (ARELLO), ka mbi 3 milionë të licencuar aktivë të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara si dhe 106,548 firma të ndërmjetësimit të pronave që operojnë në mënyrë aktive, me një ritëm që nuk duket të tregojë shenja ngadalësimi pavarësisht krizave të ndryshme që po na prekin të gjithëve.
Gjithashtu, është interesant fakti se 68% e REALTORS® janë të licencuar si agjentë shitjesh, 20% kanë licenca ndërmjetësimi dhe 13% kanë licenca të bashkëpunëtorëve. Por jo vetëm kaq: 90% e shitësve u asistuan nga një agjent imobiliar gjatë procesit të negocimit jo vetëm për cmimin e shtëpive, por dhe të kushteve të tjera. E meqënëse jemi tek pjesa e cmimeve, të ardhurat bruto mesatare të REALTORS® ishin 43,330 dollarë në vitin 2020. Jo keq, kur e mendon…
Por, kur vëmendja kthehet tek problematikat tona, ajo që na shqetëson më së shumti janë statistikat dhe trendet lidhur me vendin ku jetojmë. Ndërkohë që deri tani studimet dhe rezultatet janë të pakta dhe rrjedhimisht ende jo shumë të besueshme, ajo që ia vlen te theksohet është se profesioni i agjentit dhe i sipërmarrësit imobiliar në fushën e pronave të paluajtshme tashmë është i rregulluar me ligj.
Sipas ligjit, agjenti por edhe sipërmarrësi imobiliar duhet të ndjekin një trajnim përpara se të japin provimin që u mundëson licensimin në këtë profesion. Në këto kushte, kurrikula e akademisë GEA ka të gjitha modulet që do t’i duhen këtij profesioni edhe pse ende nuk është përcaktuar nga organet përkatëse shtetërore se cila do të jetë saktësisht përbërja e kurrikulës.
Ju ftojmë të regjistroheni në sezonin e ri të trajnimit për “Ekspert imobiliar dhe e-pronat”. Një vështrim i shpejtë i moduleve tona do t’ju bëjë të mendoheni për shtrirjen e gjerë që ofrojmë në leksionet e akademisë, por një vështrim më i detajuar do t’ju bindë plotësisht për ta ndjekur.
Keni problematika me shitjet? Keni vështirësi në negocim? Jeni të paqartë lidhur me proceset e listimit, regjistrimit dhe vlerësimit të pronave? Nuk keni qasjen e duhur të marketingut ndaj klientit apo ndiheni teknikisht të pasaktë sa i takon mjeteve dixhitale të promovimit të hapësirave imobiliare? Apo janë cështjet financiare ose ligjore ato që kthehen në pengesë për t’u rritur profesionalisht? Por këto janë vetëm disa nga temat jo vetëm teorike, por mbi të gjitha praktike që ne zhvillojmë në akademi.
Ju sugjerojmë ta konsideroni.
Deri në artikullin e rradhës, mos harroni të abonoheni falas në newsletterin tonë dhe të riktheheni në web për më shumë informacione nga bota e sipërmarrjes.
Tung, Endri.