Blog

Why is it worth choosing the path of entrepreneurship in 2022?

First-Article_01-min
Blog

Why is it worth choosing the path of entrepreneurship in 2022?

Dihet që nuk është sekret (“See what I did there?”- do të thoshim nëse ky artikull do të ishte në anglisht :P), se kohet e krizave të ndryshme sociale, ekonomike dhe njerëzore në përgjithësi, janë një humus i vërtetë investimesh. Zakonisht, për pjesën dërrmuese të popullsisë, kjo është më e dukshme në punimet e ndryshme inxhinierike që shohim përreth: pallate, godina të reja, tabela që tregojnë se ky apo ai truall jepet në shitje dhe të tjera si këto.  

Por, një sy i stërvitur me financat dhe bursat, e kupton që këto lëvizje nuk ndodhin vetëm në fushën e ndërtimit. Ne në akademinë GEA, e analizojmë në një mënyrë edhe më të thelluar pasi dy degët tona të trajnimit kanë pikërisht këtë orientim: sipërmarrjen dhe pasuritë e paluajtshme. Ndaj shumë natyrshëm shtrojmë pyetjen: Pse ia vlen të zgjedhësh rrugën e sipërmarrjes në këtë periudhë kaq të paqartë dhe tranzitore për të gjithë botën?

Kur flasim për sipërmarrje, në mënyrë të pashmangshme flasim edhe për investimet. Cdo iniciativë në biznes kërkon një investim fillestar, sado minimal: sikurse edhe vetëm kohën. Por a ia vlen të rrezikosh? Arsyet në vazhdim janë vetëm disa argumenta. Patjetër që ka plot të tjerë që shtrojnë supozime kundërshtuese. Por e bukura e sipërmarrjes kjo është, në fund të fundit. Presim edhe sugjerimet apo përvojat tuaja vetjake.

1. Sipërmarrësit po shumohen

 dhënat e Byrosë  Regjistrimit  SHBA për aplikimet e biznesit për tremujorin e tretë të 2020 treguan një rritje prej 77,4% krahasuar me tremujorin e dytë të 2020. Krahasuar me vitin 2019, aplikimet e biznesit 2020 janë gati 38% më të larta.

Kjo rritje e dukshme tregon besim të konsiderueshëm në ndjekjen e sipërmarrjes, edhe përballë pasigurisë. Duke nisur që nga përkthyesit e pavarur e deri tek pronarët e bizneseve të vogla apo themeluesit e startup-eve, sipërmarrja po rritet ndjeshëm.

2. Sipërmarrja sociale është në rritje

Hulumtimi i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) sugjeron se sipërmarrja sociale mund të jetë një nga forcat kryesore që ndihmon në lëvizjen e komuniteteve por dhe botës për të kaluar ngjarjet e vitit 2020. Zgjedhja për të zgjidhur sëmundjet jo të pakta sociale që kanë buruar nga situata e shkaktuar nga COVID-19 si dhe problematika të tjera të vazhdueshme si varfëria dhe ndotja, krijon një terren të përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve të kësaj natyre. Duke nisur nga ‘gjurmimi i kontakteve’ dhe ‘pajisjet mjekësore’ te ‘shërbimet dhe zgjidhjet e shëndetit mendor’ që synojnë të mbyllim sa më shumë të jetë e mundur ndarjen dixhitale në botë, kjo është një kohë e vështirë, por mëse e përshtatshme për të vërtetuar se si idetë tona mund ta ndryshojnë botën për mirë.

3. Mendësia sipërmarrëse është krijuar për rrezik dhe pasiguri

Një sondazh i JustBusiness i vitit 2020 tregoi se sipërmarrësit e rinj dhe ekzistues po e shfrytëzojnë mundësinë për të nisur një biznes gjatë pandemisë por edhe pas saj. Karakteristikat e zakonshme të sipërmarrësve përfshijnë një oreks për rrezik dhe aftësinë për të lulëzuar në pasiguri. Rreziku në fakt i motivon ata të zhvillojnë dhe të hapin biznese.

4. Ju mund të ndihmoni në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të stimuloni ekonominë

Sondazhi i JustBusiness zbuloi gjithashtu se këta sipërmarrës kishin planifikuar të punësonin punonjës. Gati 70% kishin ose po krijonin vende të reja pune.

5. Investitorët duan të financojnë zgjidhje inovative

Një hulumtim i kryer nga Stanford Graduate School of Business zbuloi se kapitalistët sipërmarrës janë kryesisht ende plotësisht të financuar dhe në një pozicion të mirë parash për të vazhduar investimin në bizneset fillestare që kanë një produkt ose shërbim përkatës për mjedisin e ri të biznesit. Jo keq, apo jo…?

Por këto janë vetëm disa arsye të parashtruara nga ne, me ndihmën e John Boitnott. Ka shumë më shumë, që do të donim t’i dëgjonim nga ju. Diskutimi është i hapur. Mundësitë për sipërmarrje gjithashtu.

Leave your thought here

GEA Whatsapp