Blog

Trend #2: IOT (Internet Of Things)

IOT-1-1
Blog

Trend #2: IOT (Internet Of Things)

Pershendetje … sipermarres? … Akademike?

Po sikur me mire, biznesmene shqiptare nderkombetare dhe miq te akademise globale te sipermarrjes?

Ne akademine GEA kemi rezervuar nje hapesire te vogel per artikuj te ndryshem lidhur me sipermarrjen, keshilla mes miqsh dhe profesionistesh dhe here pas here, pse jo, dhe surpriza interesante; te gjithe kemi deshire te argetohemi dhe te shkeputemi per pak nga perditshmeria. Por per momentin, le t’i kthehemi fushes sone qe i dedikohemi cdo dite pasi kemi deshire t’ju sugjerojme 3 trendet ose tendencat e sipermarrjes per vitin 2022.

Ne kete artikull do te perqendrohemi vetem tek trendi i pare dhe ne vazhdim do te ndajme dhe te tjerat. Lexim te kendshem dhe si gjithmone, kemi deshire te degjojme edhe sugjerimet ose pervojat tuaja me to.

Trendi #2: IOT (Internet of Things – Interneti i gjerave)

Sipërmarrësit, nga me i madhi deri tek me i vogli, i kane kthyer syte nga IOT (Internet of Things – Interneti i gjerave); disa per pasion, kuriozitet, habi … se si po transformon teknologjia thuajse cdo aspekt te veprimtarive tona; disa te tjere ne terma me teknike dhe praktike. Por dicka eshte e vertete: te gjithe jemi pjese e nje vale te madhe e cila do te na coje ne te njejtin breg; gjate procesit, duhet qe gjithsecili te tregohet mjatftueshem i shkathet per te mbijetuar.

Prestigjozia Fortune Business Insights (me kliente si Sony, Google dhe LG) parashikon nje rritje fenomenale per IOT deri ne vitin 2027: plot 1.4 trilion dollare!

Dhe ndonese eshte e vertete qe ne fillimet e hershme ishin kompani kurajoze si Amazon qe kishin vec kohes, edhe burimet e duhura por dhe te mjaftueshme per te ndermarre iniciativa konkrete dhe aplikative lidhur me “internetin e gjerave”, ne ditet e sotme (sa shpejt kalon koha ne terma teknologjike!), rregullat kane ndryshuar, sepse dhe vete teknologjia ka ndryshuar. Keni degjuar ndonjehere per Blynk? Me siguri qe po!

Per te gjithe qe ju qe ndoshta nuk e njihni, (por qe me nje klik, serish teknologjia e ndryshon kete), Blynk eshte nje platforme e cila te mundeson te ndertosh nderfaqe te thjeshta dhe te shpejta (dy fjalet me te perdorura ne boten teknologjike per cdo biznes) per kontrollin dhe monitorimin e projekteve hardware drejtperdrejt nga…celulari! Shkarko aplikacionin (fjala e trete me e perdorur!) dhe do te kesh mundesi te krijosh nje dashboard (panel, pult, quajeni si te doni) per projektin dhe te organizoni butonat, slajderat, grafiket dhe elemente te tjere qe ju lehtesojne proceset)

Blynk sigurisht qe nuk na ka paguar per kete “mini-reklame”, por ne e ndame me ju thjesht per te kuptuar se sa prane cdo biznesi jane teknologji te tilla, qe dikur dukeshin vertet futuriste.

Ky eshte trendi i dyte qe kishim zgjedhur per serine tone te artikujve me kete teme.

Keni pasur eksperienca te tilla? A po zhvilloni projekte te ngjashme?
Le te bisedojme me shume se bashku ne grupin tone te Facebook, dhe mos harroni te ktheheni per artikullin dhe trendin #3 te 2022 per sipermarresit!

Tung, se shpejti!
Endri Qenanaj
Global Entrepreneurship Academy

Leave your thought here

GEA Whatsapp