Blog

Trend #1: No-Code Web Apps Are Becoming More and More Mainstream

businessman-analyzing-company-financial-report-with-augmented-reality-graphics
Blog

Trend #1: No-Code Web Apps Are Becoming More and More Mainstream

Pershendetje … sipermarres? … Akademike?

Po sikur me mire, biznesmene shqiptare nderkombetare dhe miq te akademise globale te sipermarrjes?

Ne akademine GEA kemi rezervuar nje hapesire te vogel per artikuj te ndryshem lidhur me sipermarrjen, keshilla mes miqsh dhe profesionistesh dhe here pas here, pse jo, dhe surpriza interesante; te gjithe kemi deshire te argetohemi dhe te shkeputemi per pak nga perditshmeria. Por per momentin, le t’i kthehemi fushes sone qe i dedikohemi cdo dite pasi kemi deshire t’ju sugjerojme 3 trendet ose tendencat e sipermarrjes per vitin 2022.

Ne kete artikull do te perqendrohemi vetem tek trendi i pare dhe ne vazhdim do te ndajme dhe te tjerat. Lexim te kendshem dhe si gjithmone, kemi deshire te degjojme edhe sugjerimet ose pervojat tuaja me to.

Trendi #1: Aplikacionet-Web pa kod po behen gjithmone dhe me shume “mainstream”

“Low code” eshte nje term tjeter me te cilin mund te kerkoni ne Google per krijim faqesh interneti dhe aplikacionesh me kodim minimal manual; thene me thjesht, duke perdorur nderfaqe (interfaces) me praktiken drag-and-drop. Kjo kërkon shumë më pak njohuri teknike sesa ndërtimi përmes gjuhëve të programimit dhe kodeve të nderlikuara dhe te krijuara nga e para (from scratch).

Kjo i jep mundesine cdo personi te krijoje blogun personal, aplikacionet SaaS (Software as a Service – Software-i si nje sherbim) si dhe te ashtuquajturat online marketplaces.

Disa sugjerime nga ana jone? Provoni te kerkoni per Airtable, AppSheet, Quick Base, Flutter, Ninox

Por kjo ndryshon plotesisht rregullat e lojes. Pse? E lehte fare … nje numer i madh industrish jane tashme te aksesueshme per zhvillim edhe per sipermarres te cilet, thene thjesht, nuk ia kane haberin programimit. Dhe nuk kane pse! Sepse pikerisht disa programues te zgjuar kuptuan nevojen e madhe per nje funksionalitet te tille, dhe ja tek jemi, ne nje nga levizjet me inovatore por dhe te vlefshme ne terma ekonomike per cdo biznes, per te cilin nje faqe interneti e nderlikuar dhe me shume funksionalitete ka nje vlere jo domosdoshmerisht esenciale.

Por, edhe zhvillues website-esh me nje ekperience te gjere, por kohe te limituar, i kane kthyer syte nga alternativa te tilla, si zgjidhje per te avancuar ne projektet e tyre per aq kohe sa nuk kane kufizime ne funksionalitete. Nje arsye tjeter mbetet patjeter edhe krijimi i prototipeve te ndryshme, te cilat jane ende ne faze konceptim-projektimi dhe jo zbatimi real. Ndodh jo rrallehere qe projektet deshtojne per 1 milion e 1 arsye. Por koha e cdokujt nuk ka pse te shkoje dem kur ekzistojne zgjidhje te tilla.

Po ju keni eksperienca te tilla? Le te bisedojme me shume se bashku ne grupin tone te Facebook, dhe mos harroni te ktheheni per artikullin dhe trendin #2 te 2022 per sipermarresit!

Tung, se shpejti!
Endri Qenanaj
Global Entrepreneurship Academy

Leave your thought here

GEA Whatsapp